Kritika ndaj ulëseve të Tesla-s, pas një përplasjeje të fundit

PUBLIKUAR

Pas një përplasjeje shkatërruese me një Model Y, kritikat ndaj standardeve të sigurisë në SHBA janë me zë të lartë.

Një Model Tesla Y ishte dëmtuar keq në një përplasje në pjesën e pasme disa javë më parë.

E gjithë pjesa e pasme e automjetit ishte dëmtuar aq shumë sa që makinë nuk mund të shihet se çfarë lloji është.

Fotografitë janë postuar në një grup Tesla në Facebook, transmeton Telegrafi.

Sedilja e pasagjerit ishte deformuar në atë mënyrë që një pasagjer në sediljen e pasme të mund të kishte pësuar dëmtime serioze.

“Fakti që Tesla përdor një karrige të pasigurt, si ‘karrige kopshtesh’ është shembulli më i mirë që ne duhet të rimendojmë standardet tona të sigurisë”, tha Jason Levine, kreu i grupit të InsideEVs në SHBA “Center for Auto Auto”.

Agjencia amerikane e sigurisë në trafik NHTSA rregullisht u jep veturave Tesla shenjat më të larta në testet e përplasjeve.

Modeli 3 dhe Model S u vlerësuan me pikë të plota. Model Y ende nuk është shqyrtuar nga NHTSA. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...