Presidenti serb, Aleksander Vuçiq e ka urdhëruar Agjensinë e Sigurisë Kombëtare për të hetuar një spiunazh të mundshëm nga spiunët rus.
Ky urdhër vije pas dyshimeve se spiunët rusë po rekrutojnë agjentët serbë duke dhënë informacione shtetërore, shkruan Indeksonline.
Në cilësinë e komandantit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, Vuçiq ka mbledhur një takim dhe ka thënë që pret informacione në detaje për këtë gjatë ditës së sotme.
E njëjta temë është diskutuar edhe sot mes presidentit Vuçiq dhe ambasadorit rus në Serbi, Bocan-Kharchenko./Indeksonline/


