Krim i organizuar në Prishtinë, Gjilan dhe Ferizaj, sekuestrohen 40 mijë euro

PUBLIKUAR

Në rajonin e Prishtinës, Gjilani dhe Ferizajt, njësitë përkatëse policore kanë kontrolluar 12 lokale të ndryshme në të cilat janë zhvilluar aktivitete të paligjshme me lojëra të fatit.

Policia e Kosovës njofton se gjatë operacionit janë sekuestruar 80 aparate të lojërave të fatit, rreth 40 mijë euro të gatshme, katër shtëpiza kompjuteri, ndërsa 10 lokale janë mbyllur nga ana e ATK-së.

Është intervistuar një i dyshuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka...

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...