Krenaria e re e Lamborghini kremtoi jubileun

PUBLIKUAR

Pasuesi i best-sellerit të Lamborghini, modeli Gallardo është në rrugë të mirë për disa vite ta tejkalojë automobilin më të shitur deri më tash me shenjën e kaut.

Në fakt, gjatë këtyre 10 vjetëve, Lamborghini ka prodhuar mbi 14 mijë automobila të modelit Gallardo dhe nëse vazhdon me dinamikën e shitjes së deritanishme, Huracan deri te ky numër do të arrijë për dy deri tri vjet.

Huracan me numër 8 mijë është versioni Spyder me tavan të hapur, i ngjyrosur në nuancë Grigio Lynx të hirtë dhe do t’i dorëzohet një blerësi britanik, thonë në kompaninë italiane, transmeton KosovaPress.

Lamborghini në ofertë ka më shumë versione të modelit të vet bazik, gjë e cila blerësve iu jep më shumë mundësi të zgjedhjes, por që ndikon edhe në rritjen e shitjes së këtij modeli.

Huracan LP 610-4 në versionin coupe vjen me motor me 610 kuaj fuqi, ndërsa varianti LP 580-2 ka 580 kuaj fuqi.  Aty duhet përmendur edhe Spyder, i cili posedon 630 kuaj fuqi.

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...