Krejt çka ndodhi sot në Kuvendin Komunal të Lipjanit (VIDEO)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Kuvendi Komunal në Lipjan ka miratuar 10 pika të rendit të ditës të cilat ishin të parapa të mbahet sot në mbledhjen e 20-të.

Pas një diskutimi të gjerë nga ana përfaqësuesve të të gjitha subjekteve politike, asambleja komunale e Lipjanit me 25 pro dhe 2 kundër ka aprovuar Kornizën afatmesme buxhetore 2017-2019

Në prezantimin e Kornizën Afatmsesme Buxhetore për vitin 2017-2019 nga Shkelzen Hajdini, drejtor i Drejtoratit për Buxhet dhe Financa, është bërë e ditur se buxheti komunal për vitin 2017 do të jetë 14,025,258.00 euro, për vitin 2018 do të jetë 14, 171,071.00 euro dhe për vitin 2019 do te jetë 14,437,366.00 euro.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë, se kjo kornizë buxhetore është gjithëpërfshirëse dhe jo përjashtuese. Ai po ashtu ka përmendur projekte që do të ralizohen në qytetin e Lipjanit dhe në fshatrat përreth, duke theksuar që nuk është përjashtuar asnjë fshat për asnjë qëllim dhe se nuk mungon vullneti dhe gatishmëria për të investuar në çdo lokalitet dhe çdo lagje por aq sa na lejojnë mundësitë financiare.
Kryetari Ahmeti, ka theksuar se edhe ky projeksion buxhetor është tregues i prformancës së mirë dhe diagramit të të hyrave buxhetore dhe se menaxhimi i parasë publike ka avancim të jashtëzakonshëm nga viti në vit.
Në përmes këtij buxheti synojmë tu përgjigjemi nevojave reale të qytetarëve tonë dhe jemi të vetëdijshëm që nuk kemi mundësi ti plotësojmë të gjitha ato megjithë atë trendë buxhetore janë premtuese.

“Ju ftoj ta aprovoni si të tillë këtë propozim për KAB-in në të kundërtën nëse ju keni ide për propozime dhe projekte të reja, në të njejtën kohë detyrimisht duhet të propozoni edhe cilin nga këto projekte dëshironi ta tëhiqeni”, ka thënë ndër të tjera Kryetari Ahmeti.

Asamblistët e kuvendit veçanërisht opozita ka hedhur kritika në disa pika për të cilën edhe ka votuar kundër, ndërsa pika 10, propozim vendim për miratimin e strategjisë për informim dhe marrëdhënie me publikun e Komunës së Lipjanit, Lulzim Rrustemi nga radhët e PDK-së ka thënë se Lipjanit ende po i mungon një televizion lokal për ti transmetuar seancat e kuvendit.

Po ashtu asamblisti i AKR-së, Blerim Gashi ka thënë se nuk po pasqyrohen propozimet dhe sugjerimet e opozitës në ueb faqen e komunës së Lipjanit.

Kto janë pikat të cilat ka miratuar sot Kuvendi Komunal i Lipjanit.

Aprovimi i Ekstraktit nga mbledhja e 28-29 të KK-së.

Propozim vendim për kornizën afatmesme buxhetore 2017-2019.

Propozim vendimi për Hapjen e Trasesë së Rrugës në Zonën Ekonomike në Konjuh

Propozim vendimin për  miratimin e ofertës së “MABCO CONSTRACIONS” shpk  të përzgjedhur nga komisioni për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës së Lipjanit.

Propozim vendimin për  miratimin e ofertës “TROPIKANA AL MINING” shpk  të përzgjedhur nga komisioni për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës së Lipjanit.

Propozim vendimi për themelimin e zonës Ekonomike në  ZK Qylagë

Propozim vendim për miratimin e nismës së  Kuvendit Komunës së Gjilanit për bashkëpunimin ndër komunal me Komunën e Lipjanit në fushën e infrastrukturës rrugore me interes të përbashkët.

Propozim vendim për autorizim të Kryetarit Komunës së Lipjanit për përfaqësimin e Komunës së Lipjanit  për bashkëpunimin ndërkomunal me Komunën e Gjilanit për fushën e infrastrukturës rrugore me interes të përbashkët.

Propozim vendim për miratimin e planit të Mobilitetit Urban në Komunën e Lipjanit

Propozim vendim për miratimin e strategjisë për informim dhe marrëdhënie me publikun e Komunës së Lipjanit

SHIKO MË SHUMË

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...