Për shkak të mos aprovimit të rendit të ditës, Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Lipjanit, Vlora Limani – Hajnuni ka mbyllur punimet e seancës së 38- të të Kuvendit Komunal.
Florent Hoxha nga grupi i asambleistëve të PDK-së ka kërkuar që si pikë e rendit të ditës të futet edhe votëbesimi ndaj Kryesueses së Kuvendit.
“Ne jemi për tu votua pikat e rendit të ditës por për tu futë një pikë të re sepse shumicën e antarëve të kuvendit nuk i keni, andaj është e drejtë legjitime e antarëve të kuvendit që të kërkojnë votëbesim të kryesueses sepse nuk janë votat në sallë, nuk është e vërtetë që ne jemi për ti penguar zhvillimet dhe projektet në vazhdimësi, përkundrazi ne jemi për ti zhvillu ato projekte”, tha Hoxha sot në Seacnë, transmeton LipjaniNews
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryetarit të Komunës së Lipjanit ku ka replikuar duke thënë asamblesistit Hoxha për mos të ngrit zërin.
“Me dashamirësi po të them mos e ngrit zërin, sepse këtu kërkush kërkujt si tutemi, nëse ju me të vërtet keni interes për tu shkarkua Vlora Limani është një interes personal i individëve jo i publikuar jo i qytetarëve, se dyti pse nuk jeni kundër buxhetit pse nuk thërrisni seancë të jashtëzakonshme sipas ligjit me nënshkrimet tuaja me një pikë të veqant shkarkimin e kryesueses por e keni gjetë pretekst për të mos kalur buxheti”, tha Ahmeti sot në seancë.
Pas kësaj, Lulzim Rrustemi asamblistë nga PDK ka dal në foltore por nuk iu dhënë fjala nga kryesuesja Hajnuni.
Rrustemi ka insistuar disa herë që ta marr fjalën por që nuk iu është dhënë fjala, kështu Kryesuesja Hajnuni ka proceduar me rend të ditës.
“Për shkak të mos aprovimit të rendit të ditës, Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Lipjanit, Vlora Limani – Hajnuni ka mbyllur punimet e seancës së 38- të të Kuvendit Komunal”, ka njoftuar Komuna Lipjanit.
Pas kësaj, Rrustemi ka kërkuar nga antarët e Kuvendit Komunal që mos të lëshojnë mbledhjen.
Pa prezencën e LDK-së dhe ekzekutivit PDK,AAK dhe PSD vazhduan me kryesim të mbledhjes nga ana e asambleistit Xhevat Ollurui.
Pasj kësaj, PDK, AAK dhe PSD-ja qitën në votëbesim për kryesuesen Vlora Limani Hajnuni ,dhe e cila nuk e merr votëbesimin nga 16 deputetet, dhe u votua Nazmi Krasniqi si kryesues i Kuvendit komunal të Lipjanit.
I pyetur, Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha se vazhdimi i seancës pas përfundimit nga ana kryesueses është i kundërligjshëm.
“Vazhdimi i seancës është jo ligjore sepse kush e ka thirr atë mbledhje, sipas cilës agjendë sipas cilit ligj është e thirrur mbledhja, mbledhja e cila është thirr nga kryesuesja dhe kryetari me procesverbal është konstatuar si e mbyllur për arsyeje të mos aprovimit të rendit të ditës, shtrohet pyetja pas mbylljes së seancës, kush paska të drejtë me thirr mbledhje, kujt i teket, ndërsa këta paskan të drejtë atëherë të thërrasin çdo ditë ka një mbledhje, unë them se ligjërisht asnjë të drejtë nuk kanë dhe kjo është një konsullt e tyre jo ligjore e cila nuk prodhon asnjë efket, thjeshtë nuk janë duke mëndur me logjikën ligjore por me logjikën e inateve”, përfundon Ahmeti për LipjaniNews
Për këtë ka reaguar edhe Kryetari i AKR-së Sabit Pacolli, ai përmes facebook ka shkruar duke thënë se ndërprerja e seancës është bërë në mënyrë jo të drejtë, Qenka ndërprerë seanca kuvendit Komunal në Lipjan më mënyrë jo të drejtë.
“Kërkoj që secili asambelistët që ti kapërcej interesat e tyre, për hirë të qytetarëve dhe jo të ketë shpërfillje ligjesh brenda Kuvendit. Kërkoj që të respektohen çdo procedurë ligjore sepse vetëm kështu është forma e drejtë për tu vepruar. Ata të cilit duhet përfituar janë qytetarët dhe jo të zgjedhurit e tyre”, ka shkruar ai.
Për këtë ka folur edhe Kryesusja Hajnuni, tha për LipjaniNews, “Kërkes e cila e parashtroi Florend Hoxha në kuvend është kërkesë e cila specifikohet saktë se si mund të hyj një pikë e jashtëzakonshme në rend të ditës unë i lexova dy nenet dy pikat e vetëqeverisjes lokale, dhe asnjëherë prej tyre nuk qëndrojnë”, tha Hajnuni.
“Unë kam lexua shumë prej seancës së kaluar, dhe janë pesë ligje të cilat flasin për mënyrën e organizimit dhe mënyrën e zgjedhjes së kryesuesit dhe në asnjë pikë nuk shkruhet mënyra se si shkarkohet kryesuesi i kuvendit”, pohoi ajo për LipjaniNews
Hajnuni më tej tha se ata të cilët thanë se Kryesusja ka shkeluar rregulloren e kuvendit janë pikërisht ata persona të cilën kanë shkelur ketë rregullore.
“Është Flored Hoxha ai i cili në kuvend ka mbajt fjalime politike dhe asnjëherë sija kam ndal fjalën dhe është sot Lulzim Rrustemi i cili merr fjalën pa ja dhënë fare dhe kjo është ligji strikt nëse një antarë i kuvendit e merr fjalën pa ja dhënë. /LipjaniNews.com/


