Krejt çka dihet për tragjedinë në Rufc të Lipjanit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Për të hyrë në Kosovë, mërgimtarët vazhdojnë të presin deri në tri orë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim të ri lidhur me gjendjen...

I veçantë si gjithmonë, Restaurant “Berlin” në Lipjan

Restaurant "Berlin" në Lipjan ju falenderon të gjithve me rastin e rihapjes, me nje...

Dje rreth orës 16:30 janë gjetur tre trupa të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti. Ajo tha se pas marrjes së informatës kanë dalë në vend të ngjarjes ku edhe kanë hasur në tre trupa të pajetë.

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Flora Ahmeti.

Mirëpo, burimet e Gazetës Express bënë të ditur se viktimat janë një çift burrë e grua dhe djali i tyre.

Burri është me inicialet A.B është i moshës rreth 50 vjeç, derisa djali A.B është rreth moshës 23 vjeçare. Inicialet e gruas janë K.B.

Për rastin janë deklaruar edhe nga Prokuroria në Prishtinë. Zëdhënësja, Laureta Ulaj, tha se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rastit.

Ajo tha se ka dyshime që çojnë drejt vrasjes së dy personave dhe një vetëvrasje.

“Lidhur me rastin i cili ndodhi sot në fshatin Rufc të Lipjanit, ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me njësitë relevante janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij rasti. Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, dyshimet çojnë drejt vrasjes së dy viktimave nga arma e zjarrit, si dhe një vetëvrasjeje (brenda familjes)”, tha Ulaj për Express.

E njëjta shtoi se trupat e pajetë do të dërgohen në IML për obduksion.

“Trupat e pajetë, me urdhër të Prokurores së Shtetit do të dërgohen në IML për obduksion, derisa veprimet hetimore do të vazhdojnë deri në zbardhjen e rastit në plotëni”, tha Ulaj dje për Express.

SHIKO MË SHUMË

I veçantë si gjithmonë, Restaurant “Berlin” në Lipjan

Restaurant "Berlin" në Lipjan ju falenderon të gjithve me rastin e rihapjes, me nje...

BARNATORE “EMERGENCY PHARMACY” NË LIPJAN SHPALL KONKURS PËR VENDE PUNE:

Barnatore "Emergency Pharmacy" në Lipjan shpall konkurs për vende pune: Teknik/e të farmacisë ( 2...

Ofertat më e mira i gjeni tek Rent a Car Trimi Lipjan

Ofertat më të mira për vetura me qera i gjeni vetëm tek Rent a...