Sot në sallën e takimeve në Komunën e Lipjanit është mbajtur mbledhja e 14-të e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF).
Me këtë rast, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Daut Azemi, përveç pikave të parapara për këtë mbledhje, me propozim nga ekzekutivi ka propozuar tri pika shtesë për rendin e ditës, njofton Komuna.
Pas këtij ndryshimi, anëtarët e KPF-së, kanë shqyrtuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe i kanë rekomanduar për seancën e radhës të Kuvendit të Komunës që mbahet më 31 mars 2023.



