Kostiq: Gjendja e sigurisë në Graçanicë është alarmante

PUBLIKUAR

“Gjendja e sigurisë në komunën e Graçanicës është alarmante”. Kështu së paku tha kryetari i komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, cili sot mori pjesë në një protestë të organizuar prej qytetarëve të fshatrave të kësaj komune.

Kostq pohoi se problemi rreth sigurisë në komunën e Graçanicës është i njohur dhe se ka pasur takime edhe me Komitetin e Sigurisë, transmeton Telegrafi.

“Rreth situatës së brishtë të sigurisë kemi alarmuar tash e sa muaj. Ne kemi kërkuar raportet rreth rasteve kriminale, të cilat nuk kanë filluar as të hetohen. Pas kësaj, asamblistët e Kuvendit të Komunës së Graçanicës me unanimitet, ashtu sikur në muajin qershor, kanë vendosur të fillojnë procedurën për kërkimin e shkarkimit të udhëheqjes së stacionit të policisë në Graçanicë”, tha Kostiq.

Protestuesit kanë kërkuar mbajtjen urgjente të mbledhjes së Komitetit të Sigurisë së Komunës.

“Që në fillim të javës së ardhshme, përmes kësaj urdhërese do të thërrasë një takim urgjent me të gjithë qytetarët për të njoftuar rreth hapave të ndërmarra prej anës së komunës në lidhje me fushën e sigurisë si ndërsa institucionet përgjegjëse të sigurisë duhen të japin përgjigje për shqetësimet tona”, tha Kostiq.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...