Kosovës s’i duhet “qeveri e madhe”

PUBLIKUAR

thaci-ne-mbledhjen-e-qeverise_2
Pavarësisht se kush do të vijë në pushtet, qoftë blloku paszgjedhor, qoftë Qeveria Thaçi 3, do të duhej të reduktohej në masë të madhe përbërja e kabinetit qeveritar.

Këto janë reagimet e shoqërisë civile pas rekomandimeve për ristrukturimin e qeverisë, që një ditë më parë i kishte dhënë Instituti për Studime të Avancuara GAP.

Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me numrin e madh të ministrive dhe posteve ministrore që ka pasur qeveria e fundit.

“Ne kemi pas diku një kabinet ndër më të mëdhenjtë në Evropë ndoshta edhe më gjerë. Numër të madh të zëvendëskryeministrave dhe dikastereve qeveritare”, ka deklaruar Selmanaj.

Ajo çfarë duhet të ndodhë tani nga të dyja palët që mund të marrin pushtetin, sipas tij, është një reflektim i situatës, pasi që ky kabinet po i kushton shumë buxhetit të Kosovës.

“Kushdo që të vijë në këtë pozitë do të duhet të reflektojë, sepse tanimë kjo shihet si një kosto e lartë për buxhetin e Kosovës, sepse përkundër ministrive të shumta nuk është rritur efikasiteti”, ka shtuar Selmanaj. /Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Kritikat për protestën në Tiranë, Altin Krasniqi: Pse po i pengon një kategorie të caktuar kërkesa për drejtësi?

Altin Krasniqi, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar lidhur me kritikat që...

Stërmbushet si asnjëherë më parë stacioni i trenit në Prishtinë, s’janë “udhëtarë të vërtetë”!

Stacioni i trenit është stërmbushur në Prishtinë. Mirëpo, bëhet fjalë për një film. “Prishtinës po...

Policia shqiptoi 2049 gjoba trafiku gjatë 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2049...