Kosovës i duhet ta pastrojë imazhin

PUBLIKUAR

kosov-euml-s-i-duhet-ta-pastroj-euml-imazhin_hd
Raporti i prokurorit amerikan Clint Williamson, pretendohet të ketë dhënë edhe një goditje tjetër për imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kështu, të paktën konsiderojnë analistë të zhvillimeve politike në vend.

Për Imer Mushkolajn, ajo çfarë është thënë në konferencës e së martës nga Williamson, ishte paralajmëruar nëpër mediet kosovare. “Mendoj që ato që mediet dhe aktorë të tjerë i kanë paralajmëruar, u prezantuan edhe prej prokurorit Williamson.

E keqja e gjithë asaj që u prezantua është se hetimi për trafikim të qenieve njerëzore ende nuk është mbyllur. Nuk është mbyll pavarësisht se ende nuk janë gjetur dëshmi”, ka thënë Mushkolaj.

I tërë ky proces hetimesh, sipas tij, duhet të marrë fund, në mënyrë që imazhi tashmë i dëmtuar i Kosovës të ketë një fund. “Njëherë e përgjithmonë duhet t’i jepet fund kësaj çështjeje, në kuptimin që 15 vjet pas luftës shqiptarët vazhdojnë që të përmenden ende nëpër aktakuza në medie botërore për krime të luftës”, ka theksuar Mushkolaj. /Tribuna/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Behrami: PDK respekton çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese

Dje, Gjykata Kushtetuese nxori vendimin për caktimin e masës së përkohshme ndaj vendimit të...

Zhduket një grua në Ferizaj

Një grua është raportuar e zhdukur më 6 mars në Ferizaj. Policia ka njoftuar se...

I mituri ther me thikë një 21-vjeçar në Kaçanik

Një person është therur me thikë mbrëmjen e së hënës në Kaçanik. Policia ka bërë...