Kosovari dëshmon në Beograd se si u qëllua gjatë luftës në Kosovë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Shqiptari nga Kosova, Maliq Voci, ka dëshmuar në Gjykatën e Lartë të Beogradit se si ishte plagosur gjatë një sulmi në fshatin Tërrnje nga forcat serbe më 25 mars të vitit 1999.

Voci ka rrëfyer se si ishte larguar nga shtëpia herët në mëngjes për të ushqyer lopët kur ai ishte qëlluar nga një kodër e afërt. Plumbi e kishte qëlluar atë në shpinë dhe i ka depërtuar nga pjesa e përparme e trupit të tij.

“Kur më qëlluan, familja ime më çoi në shtëpi dhe nuk pash më asgjë pas kësaj”, ka thënë Voci, shkruan Balkaninsight.

Ai ka treguar se është kthyer në fshatin e tij Tërrnje tre muaj më vonë për tu njoftuar se halla e tij së bashku me tre të afërm të tjerë ishin vrarë.

Ish-oficerët e ushtrisë Jugosllave,  Pavle Gavrilovic dhe Ranko Kozlina, janë duke u hetuar në gjyq për vrasjen e 27 personave, duke përfshirë të moshuarit dhe një djalë katër vjeçar gjatë sulmit në Tërrnje, më 25 mars, 1999.

Gavrilovic akuzohet për urdhërimin e sulmit duke thënë se “nuk duhet të ketë të mbijetuar” shkruan në aktakuzë, transmeton klankosova

Gavrilovic, komandanti i njësisë në Brigadën 549 të Armatës Jugosllave, akuzohet se ka ndarë njerëzit e tij deri në tre grupe, me të pandehurin Kozlina njërin prej tyre, dhe i ka urdhëruar ata që të hyjnë në fshat dhe etnikisht ta spastrojnë zonën.

Kozlina, së bashku me tre ushtarë të tjerë, kanë hapur zjarr mbi 18 civilë, duke përfshirë gratë dhe fëmijët, kështu duke vrarë 16 prej tyre, shkruan në aktakuzë.

Gjithashtu aty shkruan se civilë të tjerë u qëlluan në shtëpitë e tjera  që ndodheshin përreth fshatit.

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...