Kosovarët, në vendin e tretë për pajisje me pasaportën gjermane

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Është gjithnjë duke u rritur numri i qytetarëve të BE-së që po marrin pasaportën gjermane. Siç njofton Instituti Federal për Kërkime të Popullsisë në Wiesbaden, rreth 36,000 njerëz nga vendet e tjera të BE-së kanë marrë nënshtetësinë gjermane gjatë vitit 2018, shkruan agjencia gjermane e lajmeve DPA. Kjo do të thotë që çdo e treta pasaportë e lëshuar rishtas i shkon një qytetari të BE-së.

Megjithatë, shumica e njerëzve të natyralizuar vazhdojnë të vijnë nga vendet jashtë BE-së, të ashtuquajturat vende të treta, transmeton albinfo.ch. Instituti i kërkimit i ka publikuar këto shifra saktësisht në ditën kur u mbushën 20 vjet nga hyrja në fuqi e ligjit të reformuar të shtetësisë.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian në vitin 2004 dhe 2007, si dhe largimi që parashihej i Britanisë së Madhe, kanë rritur kohët e fundit numrin e shtetasve të BE-së që kanë marrë pasaportën gjermane. Me 6.300 natyralizime, britanikët përbënin grupin më të madh në vitin 2018, të ndjekur nga polakët (6.200) dhe rumunët (4,300).

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i njerëzve të natyralizuar nga vendet e treta po bie çdo vit: nga 181,000 sa ishin në vitin 2000 ai, në vitin 2018 ka rënë në rreth 75,000, përcjell albinfo.ch. Më së shumti pasaporta gjermane kanë marrë njerëzit nga Turqia (16.700), Iraku (4,000) dhe Kosova (3,800).

Me ligjin e shtetësisë, të reformuar në vitin 2000, ishte shkurtuar në 8 vjet koha e qëndrimit në Gjermani, e nevojshme për të aplikuar për pasaportën e vendit, transmeton albinfo.ch. Po ashtu, shtetasit e vendeve të BE-së, në bazë të këtij ligji lejohen që ta mbajnë edhe shtetësinë e tyre, krahas asaj gjermane./albinfo.ch/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...