Kosova shkatërron mbi 2382 armë të vogla dhe të lehta

PUBLIKUAR

Kosova do t`i bashkohet Ditës ndërkombëtare vjetore për shkatërrimin e armëve të vogla. Kosova me mbështetjen e Zyrës së Jashtme Gjermane dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, do të merr pjesë në këtë ngjarjes rajonale duke shkatërruar mbi 2382 armë të vogla dhe të lehta (AVL), përkatësisht 888 armë të shkurtra dhe 1494 armë të gjata të zjarrit si dhe mijëra pjesë të tyre.

“Në ceremoninë e shkatërrimit të armëve do të marrin pjesë: zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Valdet Hoxha, zëvendës përfaqësuesja Rezidente e UNDP, znj. Alessandra Roccasalvo, përfaqësuesja nga Ambasada Gjermane në Kosovë znj. Henriette Kötter dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha.
Ngjarja e shkatërrimit të armëve do të përdoret edhe për lansimin e fushatës “Festo me zemër, dhe jo me armë” për zvogëlimin/parandalimin e zjarrit festiv, që është një bashkëpunim me UNDP SEESAC e që mbështetet nga Bashkimi Evropian. Armët e shënjuara për shkatërrim janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë punës së tyre për hetimin e krimeve”, thuhet në njoftimin për media.
Ceremonia do të mbahet në restorant “Anija” në Janjevë, me datën 07.07.2016 duke filluar nga ora 10:00.

SHIKO MË SHUMË

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...