Kosova pak raste me COVID, virusi po “shpërthen” në rajon

PUBLIKUAR

Kosova po vazhdon të ketë një situatë të qetë epidemiologjike përkundër që shtete të shumta po përballen me një valë të re të COVID-19. Vendi sot ka regjistruar 7 raste të reja të infektuara me këtë virus, raporton Gazeta Express.

109 raste të reja të infektuara me COVID-19 dhe 3 viktima ka regjistruar Kosova për 12 ditë, nga 1 dhjetori deri më sot.

Vendi po vazhdon të ketë një situatë të qetë epidemiologjike krahasuar me shtetet e rajonit të cilat po regjistrojnë dhjetëra e mijëra raste të reja të infektuara me koronavirus.

Për dallim nga Kosova, Serbia sot ka regjistruar  944 raste të reja të infektuara me virus dhe 30 viktima.

Qindra raste të infektuara me virus po regjistron edhe Shqipëria.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë dje të ditur se nga testimi i 2 mijë e 706  mostrave, 309 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virus, ndërsa gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe dy viktima.

Ndërsa, numër të madh të rasteve të infektuara ka regjistruar edhe Maqedonia.

Ky shtet ka regjistruar sot 308 raste të reja të infektuara dhe 8 viktima.

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...