Kosova nuk lëvizë në ranglistën e FIFA-s, përparon Shqipëria

PUBLIKUAR

Kombëtarja e Kosovës nuk ka ndryshuar në renditjen e FIFA-s. “Dardanët” mbesin në vendin e 117-të edhe në renditjen e re të FIFA-s për muajin nëntor, shkruan Gazeta Express. Kosova është vendosur në vazon e pestë ku janë edhe Armenia, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Estonia, Kosova, Kazakistani, Lituania, Letonia dhe Andorra.

Kurse, falë sukseseve ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë në Ligën e Kombeve, Shqipëria ka arritur të fitojë 3 vende në renditjen e re të FIFA-s. Shqipëria pozicionohet e 66-ta me 1360 pikë, por pavarsisht kësaj ka mbetur në vazon e 4-t për shortin e kualifikueseve të Botërorit 2022 që do të hidhet në 7 dhjetor në Zurich.

Belgjika vazhdon të kryesojë renditjen e FIFA-s dhe është në vazon e parë.

VAZO 2: Zvicra, Uellsi, Polonia, Suedia, Austria, Ukraina, Serbia, Turqia, Sllovakia dhe Rumania

VAZO 3: Rusia, Hungaria, Irlanda, Çekia, Norvegjia, Irlanda e Veriut, Islanda, Skocia, Greqia dhe Finlanda

VAZO 4: Bosnje Hercegovina, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bullgaria, Izraeli, Bjellorusia, Gjeorgjia dhe Luksemburgu

VAZO 5: Armenia, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Estonia, Kosova, Kazakistani, Lituania, Letonia dhe Andorra

VAZO 6: Malta, Moldavia, Lihtenshtejni, Gjibraltari dhe San Marino. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...