Kosova në prag të zgjedhjeve, KQZ-ja e pakompletuar

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...

Moti sot i vranët e me diell

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit të...

Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) e ka gjetur të pakompletuar dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj, me ç’rast vendi shumë shpejt pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Koalicioni PAN ende nuk i ka dërguar dy përfaqësues në këtë institucion, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’. 

Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj e ka gjetur të pakompletuar institucionin përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve në Kosovë. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) i mungojnë dy anëtarë nga radhët e koalicioni PAN.

Megjithatë, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka thënë për “Zërin” se ky institucion do të përmbushë detyrën e vet për organizimin e zgjedhjeve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është institucion i përhershëm, që detyrë kryesore ka organizimin e zgjedhjeve kurdo që kërkohet. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përmbushë detyrat që dalin sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve aktualisht ka nëntë anëtarë, nga njëmbëdhjetë sa është numri i përbërjes së përgjithshme që parashihet me Kushtetutën e Kosovës. Kuorumi që është i domosdoshëm për mbajtjen e mbledhjeve dhe marrja e vendimeve janë të arritshme”, ka thënë ai për ‘Zërin”.

SHIKO MË SHUMË

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...

Moti sot i vranët e me diell

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit të...

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...