Kosova ka nevojë që Ramush Haradinaj të jetë në krye të qeverisë

PUBLIKUAR

Nga: Ismail REXHEPI

E dimë se gjithëcka nuk shkoi sic kemi pritur,mirëpo, me kalimin e kohës gjërat do të vinë në vendin e vet. Kështu,na obligon edhe familja e madhe evropiane,BE-ja. Pra,për të qenë pjesë e saj,Bashkimit Evropian, sdo mend se duhet të jemi shtet prefekt,sundim të ligjit,luftë e pakursyer ndaj korrupsionit,mirëqenie sociale,barazi gjinore,arsimim të mirëfilltë…Jam shumë i bindur se kjo do të ndodhë me ardhjen e Ramush haradinajt kryeministër i Kosovës. Pra,tia japim mundësi e do të bindemi se e sollëm njeriun e duhur në krye të Qeverisë së vendit.

Shkroi: Ismail REXHEPI

Duhet ta pranojmë se rezultatet e zgjedhjeve nuk rrodhën ashtu edhe si u pritën.Themi kështu,sepse nga kualicioni PAN është pritur shumë më shumë.Mirëpo,në këtë rast në asnjë mënyrë nuk mund të themi se mbrenda kualicionit nuk e ka meritur që dikusht të ndëshkohet.Pra,për fat të mirë në këto zgjedhje ndodhi edhe ndëshkimi ndaj njerëzve që e merituan,sepse të tillët edhe botërisht u dëshmuan se gjatë kohës sa qeverisnin me vendin e bënë “shkrumb”këtë Kosovë edhe ashtu të varfër skajshmërisht në raport me shtetet e ballkanit.Me marrëveshjen e kualicionit PAN ishte që për kryeministër të kemi Ramush Haradinajn.Ky vendim kualicionesh u mirëprit jo vetëm nga anëtarët e simpatizantët e partive në kualicion,por lirisht mund të themi edhe nga një numër i madh i anëtarëve të subjeteve politike që nuk ishin në këtë kualicion.Nuk duhet të ketë inate,njeriun e madh të kombit sic është Ramush Haradinaj duhet ta përkrahim të gjithë, e në këtë rast edhe deputetët e cilësdo parti qoftë në Kuvendin e Kosovës.Sdo mend se qytetarët e dinë shumë mirë se në të gjitha partitë politike të Kosovës ka njerëz të mirë,pra si :në Vetëvendosje!, PDK,LDK,AAK,NISM-më,AKR,Alternativë,PD,PLK…Prandaj,është koha që tia japi, besimin njeriut që është dëshmuar  në luftë derisa erdhi liria e Kosovës.Ai,u dëshmua edhe në paqe se si ndërtohet shteti.Ai,u dëshmua për tre muaj si kryeministër I vendit për punën e mrekullueshme që e bëri.U dëshmua edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës se ishte njeri I pastër si loti.Përsonaliteti I Ramushit me vëllezër është aq I madh sa që kur flasim për ta duhet luajtur nga vendi.Familja Haradinaj I dha lirisë së Kosovës shumë,prandaj populli do ti nderojë  sa të është jeta mbi tokë.

Kosova duhet ta ketë kryeministër gjithësesi  patriotin e cështjes kombëtare Ramush Haradinaj.Me Haradinajn  vendi do të përparojë dukshëm sin ë fushën e ekonomisë,ashtu edhe në sferat tjera të jetës,sin ë shëndetësi,arsim,punësim…Për ti bërë realitet këto  duhet përkrahja për Ramush Haradinajn  që ti japim mundësinë për të qenë në krye të Qeverisë së vendit.E dimë që ata të cilët të parët i hypën “pampurit” për të shkuar në Cegran,dhe luftën e panë ne television,mund të mos ju bëjnë përshtypje njerëzit e sakrificës, të cilët po atyre që ikën prapë ua dhanë mundësinë të kthehen në shtëpitë e tyre falë luftës së tyre heroike.Në këtë situatë duhet qytetarët të jenë sy celë e ta mbështesin një njeri shumë të madh të kombit për ti prirë vendit,e ky padyshim se është Ramush Haradinaj.

Një fjalë e urtë popullore thotë:”pa pasur inati kurrë ship nuk bahesh”.Po të nisemi nga kjo thënie me vlerë të madhe,atëherë pa një e pa dy, edhe deputetët e partive të tjera do ta mbështesnin për kryeministër Ramush Haradinajn.Besoj se këto të qytetarët tanë kanë pasur rastin përmes mediave elektronike të dëgjojnë deklaratën e serbes që është nominuar për kryeminstre të serbisë e cila troq tha:”për Kosovë e Metohi nuk kemi cka të flasim kur dihet se ajo është pjesë e Serbisë”,pra,një kryeministre pa fije turpi dhe ende pa e marrë mandatin jepë këso deklarata shoviniste.Madje,shteti i Serbisë i duarëtrokiti  deklaratës së saj.Ky moment duhet të na bashkojë e ti japim përkrahje njeriut që i bëri ballë të gjitha furtunave të Serbisë,pra edhe luftës së saj.Pra,me të gjithë vëllezërit Haradinaj ishin dhe udhëhoqën luftën për clirim kombëtar,në mesin e këtyre vëllezërve kemi edhe dëshmorë të kombit,Luani e Shkëlzeni.Para pak ditësh më rat ë lexoj një editorial të drejtorit të gazetës “Epoka e Re”,Sadik Zeqiri,ku shkruante,mos ti gëzohemi  dënimeve të pjestarëve të UCK-së nga Gjykata Speciale,sepse ata na e sollën lirinë.Vërtetë kështu është.Falë  luftës heroike të ushtarëve të UCK-së dhe mbështetjes nga NATO,në Kosovë frymohet lirshëm.E dimë se gjithëcka nuk shkoi sic kemi pritur,mirëpo,me kalimin e kohës gjërat do të vinë në vendin e vet.Kështu,na obligon edhe familja e madhe evropiane,BE-ja.Pra,për të qenë pjesë e saj,Bashkimit Evropian, sdo mend se duhet të jemi shtet prefekt,sundim të ligjit,luftë e pakursyer ndaj korrupsionit,mirëqenie sociale,barazi gjinore,arsimim të mirëfilltë…Jam shumë i bindur se kjo do të ndodhë me ardhjen e Ramush haradinajt kryeministër i Kosovës.Pra,tia japim mundësi e do të bindemi se e sollëm njeriun e duhur në krye të Qeverisë së vendit.

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...