Kosova dhe Holanda do të bashkëpunojnë në fushën ushtarake

PUBLIKUAR

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, gjatë punimeve të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, takoi edhe ministren e Mbrojtjes Kombëtare të Holandës, Kajsa Ollongren.

Me këtë rast, Mehaj dhe Ollongren diskutuan rreth pikave ku mund të rrisim bashkëpunimin, veçanërisht tani që veçse kemi pranuar aprovimin për caktimin e atasheut tonë jorezident të mbrojtjes që do të koordinoj bashkëpunimin me këtë shtet.

“Gjithashtu, Ministri Mehaj e njoftoi për avancimet që Ushtria e Republikës së Kosovës ka bërë përmes implementimit të Planit Gjithpërfshirës të Tranzicionit, investimet që janë bërë në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale, por dhe bashkëpunimin e ngushtë që e kemi me shtetet anëtare të NATO-s, me të cilët koordinojmë në baza ditore aktivitetet përmes këshilltarëve ndërlidhës të NATO-s (NALT), të cilët aktualisht janë duke shërbyer në Kosovë, të vendosur në zyret brenda objektit të Ministrisë së Mbrojtjes”, thuhet në njoftimin për media.

Në vazhdim, dy ministrat u dakorduan që të bashkëpunojnë në çështjen e shkëmbimit të praktikave më të mira sa i përket inkuadrimit të vajzave dhe grave në FSK, e po ashtu në ngritjen profesionale të tyre përmes trajnimeve, si dhe pjesëmarrjes në misione të përbashkëta me Forcat e Armatosura Holandeze. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij mbajnë konferencë te Prokuroria Speciale

Sot bëhen 10 vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Lëvizja Vetëvendosje...

Nis seanca ndaj Ramadan Morinës i akuzuar për krime lufte, dëshmon Zejnie Morina

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pak më parë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Ramadan...

Hoti publikon shifrat: Disa ministri nuk realizuan as 1% të investimeve kapitale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për realizimin...