Kosnett: Dhënia fund e dhunës ndaj grave është përgjegjësi e të gjithëve

PUBLIKUAR

Ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, ka thënë se përfundimi i dhunës ndaj grave është përgjegjësi e të gjithëve.

Kosnett në një postim në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se së bashku mund t’i mbrojmë nënat, motrat, gratë dhe vajzat.

“Nuk ka asgjë burrërore për të sulmuar gratë. Dhënia fund e dhunës ndaj grave është përgjegjësi e të gjithëve. Së bashku mund të mbrojmë nënat, motrat, gratë dhe vajzat”, ka shkruar ai.

Ndryshe me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, sot në Prishtinë organizata UN Women do të hapë fushatën “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”, e cila do të shoqërohet me ndriçimin e Bibliotekës Kombëtare Publike “Pjetër Bogdani” në ngjyrë portokalli./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...