Korrigjimi i atlasit: Kush mund ta kryejë këtë procedurë, kujt nuk i rekomandohet fare

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Atlasi është unaza e parë e qafës dhe gjendet nën kafkë, domethënë mban kafkën

Pozicioni i tij është shumë i rëndësishëm, sepse mbulon zonën vitale të palcës kurrizore. Atlasi, jo vetëm që e mban kafkën, por ai është përgjegjës për baraspeshën dhe drejtimin e shtyllës kurrizore dhe skeletit

Zhvendosja e atlasit mund të çojë në komplikime të ndryshme, komunikimi tru – periferi nuk është mjaft i mirë dhe si rrjedhojë dhe për shkak të kësaj ndodh më parë një çekuilibër energjie, si dhe ndryshime fiziologjike që mund të jenë të përhershme.

Zhvendosja e atlasit mund të ndodhë gjatë lindjes, me rastin e rrëzimeve, lëndimeve dhe traumave, për shkak të fatkeqësive të trafikut, si edhe për shkak të mbajtjes jo të drejtë shumëvjeçare të trupit dhe kokës, transmeton Telegrafi.

Diagnoza përcaktohet me anamnezë, ekzaminim me rreze X etj. Për të trajtuar problemet me atlasin, zakonisht aplikohet terapia fizike, ndërsa kohët e fundit, metoda e relaksimit të atlasit për ripozicionimin e rruazës së parë të qafës.

Kush duhet të bëjë korrigjimin e atlasit?

Këtë mund ta bëjnë ekskluzivisht fizioterapeutët edhe kiropraktorët profesionistë. Këta të fundit, tek ne, janë të paktë.

Atlasi kthehet në vendin e tij natyror me një metodë rregullimi të quajtur atlasprofilax, një metodë e shpikur nga Rene Claudius Schumperliu në 1993. Që nga viti 1996, ai është përdorur në më shumë se 30 vende të botës. Profilaksia e Atlasit është një metodë e sigurt për rregullimin e atlasit, domethënë kthimin e atlasit në pozicionin e tij natyror.

Disa nga efektet më të zakonshme të pozicionit jo korrekt të Atlasit përfshijnë lakime të qafës, skoliozë, dhe ndryshime në linjën e shpatullave dhe legenit. Këto ndryshime në linjë ndikojnë në strukturën integruese të sistemit skeletor dhe kanë ndikime negative në sistemin nervor. Kur atlasi del nga pozicioni i tij ortogonal, zhvendosja mund të shkaktojë shtypje në nerva dhe inflamacion direkt në tru dhe indirekt në të gjithë sistemin nervor.

Si duket konfigurimi i atlasit?

Njihen dy metoda, shkolla angleze dhe italiane. Tek ne, quhet trajnim ose përmirësim i teknikave të manipulimit manual, të cilin e bëjnë kiropraktikuesit.

Rregullimi i pozicionit të Atlasit mund të vendosë kokën, qafën, shtyllën kurrizore dhe legenin përsëri në linjën e duhur. Për më tepër, atlasi duke qenë menjëherë ngjitur me trurin dhe duke e vendosur në pozicionin e duhur, krijon hapësirën për komunikim ndërmjet trurit dhe trupit si dhe anasjelltas.

E vetmja gjë që mund të dhemb pak është muskuli dhe, sigurisht, mund të dëgjoni një kërcitje, si kur kërcitni gishtat. Ekziston një çlirim i presionit në vetë kyçet, në këtë rast nyja e kokës dhe qafës, vertebra e parë dhe e dytë cervikale dhe nyja e kokës me to. Për të arritur të gjitha këto, gishtat duhet të vendosen siç duhet, nën rruaza, në mënyrë që të trajtohen ekskluzivisht ato.

Kjo nuk duhet bërë me dikë që ka osteoporozë, nuk duhet bërë fare me dikë që ka osteofite, sepse një fragment mund të thyhet dhe pastaj të krijojë kaos p.sh. të gërmoj në një nerv dhe pastaj nuk është mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...