Korrespodenti i The Economist: Ushtria serbe i afrohet kufirit me Kosovën pas vendosjes së policisë së Kosovës në veri

PUBLIKUAR

Forcat ushtarake të Serbisë i janë afruar vijën kufitare me Kosovën. Kështu sapo ka raportuar gazetari i The Economist, Tim Judah, i cili zhvillimet e së hënës i ka quajtur si “thyerje duarsh” në mes të Aleksandër Vuçiq dhe Albin Kurtit


“Ushtria serbe raportohet se është afruar tek kufiri me Kosovën pas vendosjes së Policisë së Kosovës në pjesën veriore. Krejt kjo pasi që Qeveria e Kosovës ka vendosur rregulla të njëjta lidhur me licencat e veturave, sikurse që bën Serbia me ato nga Kosova”, ka shkruar Judah në Twitter.

 

“Thyerje duarsh Vuçiq–Kurti, e cila mund të jetë e rrezikshme”, shkruan ai.

Paraprakisht Judah ka shpërndarë videon e mëposhtme në të cilën shihen automjete ushtarake të cilat thuhet se janë parë në afërsi të Novi Pazarit.

Facebook

Twitter

SHIKO MË SHUMË

Bora mbulon Prevallën dhe Rugovën, shoferëve u bëhet apel për kujdes

Reshjet e para të borës kanë përfshirë zonat malore të Kosovës, specifikisht Prevallën dhe...

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...