Koronavirusi shkakton vdekje edhe në Hong Kong, shifra shkon në 427

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Hong Kongu e raportoi vdekjen e parë nga koronavirusi të martën. Ky është rasti i dytë fatal që shënohet jashtë Kinës nga virusi i ri. Ndërkohë autoritetet kineze njoftuan se shifra e përgjithshme e viktimave ka shkuar në 427.

Valuta kineze dhe tregjet e aksioneve shënuan rënie të vlerës. Makau, qendra më e madhe botërore e lojërave të fatit, tha se ka kërkuar nga operatorët që t’i ndërpresin operacionet për dy javë në mënyrë që të luftohet përhapja e mëtejme e virusit.

Shumë qytetarë të huaj janë evakuuar nga epiqendra e virusit, qyteti Wuhan, ndërsa mijëra njerëz u bllokuan në një anije japoneze për shkak se u zbulua që një pasagjer është i infektuar me koronavirus, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Kinë nga koronavirusi vdiqën 64 persona, që paraqet shifrën më të lartë deri më tash për një periudhë të tillë kohore. Shumica e viktimave u shënuan në provincën Hubei.

Rritje të konsiderueshme shënoi edhe numri i personave të infektuar. Për një ditë u infektuan 3235 persona, duke e çuar në 20 mijë e 438 numrin e përgjithshëm të të infektuarve. Prej tyre, së paku 151 raste të infektimit u shënuan jashtë Kinës.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...