Koronavirusi e godet keq kampionin skocez, infektohen 15 futbollistë e trajnerë

PUBLIKUAR

Koronavirusi i ka shkaktuar telashe të mëdha klubit të njohur skocez, Celtic. Kjo skuadër sonte duhet të ndeshjet me Hibernianin prej orës 20:45 në kuadër të garave kampionale.

Mirëpo, në këtë ndeshje Celtic do të hyjë pa rrafsh 15 anëtarë të tij. 13 futbollistë janë karantinuar bashkë me trajnerin dhe ndihmëstrajnerin e skuadrës, shkruan Gazeta Express.

Mbrojtësi francez, Christopher Jullien, ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe kjo ka bërë që 15 anëtarët tjerë të mbyllen pas rezultatit pozitiv nga testet e bëra për COVID-19.

Pavarësisht infektimit të tyre me koronavirus, ekipi sonte do ta zhvillojë ndeshjen kampionale me pjesën tjetër të futbollistëve. Besohet se koronavirusi e ka prekur Celticun gjatë fazës përgatitore në Dubai, ku thuhet se skocezët nuk është që i kanë respektuar fortë masat mbrojtëse./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...