Koreja e Jugut beson se regjimi i Koresë së Veriut ka qenë i përfshirë në vrasjen e Kim Jong-nam.
Gjysmë vëllai i liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, u vra në aeroportin e Kuala Lumpur të Malajzisë javën që shkoi, transmeton Express.
“Ne besojmë se regjimi i Koresë së Veriut qëndron prapa këtij incidenti duke marrë parasysh se pesë të dyshuar janë nga Koreja Veriore,” ka thënë zëdhënësi i Ministrisë për Bashkimit të Koresë së Jugut.
Policia në Malajazi tashmë e ka ndaluar një qytetar të Koresë së Veriut dhe njofton se është në kërkim të katër të tjerëve.
Katër të dyshuarit kanë ikur nga Malajzia të hënën e kaluar, ditën kur u vra Kim, sipas policisë së Malajzisë.
“Katër të dyshuarit kanë pasaporta normale jo diplomatike,” sipas kësaj policie.
Policia beson se Kim u spërkat në fytyrë me helm teksa priste të hipte në aeroplan për në Macau./Gazeta Express/


