Koreja Veriore teston dy raketa balistike

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sipas informatave të ushtrisë së Koresë Jugore, Koreja Veriore i ka hedhur në ajër dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në ujërat e bregdetit lindor. Raketat u lëshuan nga zona e Wonsan-it në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Ky testim ishte veprimi i parë i këtillë që nga takimi i presidentit amerikan, Donald Trump, me liderin e Koresë Veriore, Kim Jong-un, në kufirin mes dy Koreve në qershor të këtij viti.

Autoritetet e Koresë Veriore thanë se lëshimi i këtyre raketave ishte një paralajmërim solemn për Seulin lidhur me ushtrimet e planifikuara ushtarake me forcat amerikane.

Shteti komunist më parë ka reaguar ashpër ndaj ushtrimeve të përvitshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Jugore, duke thënë se ato janë përgatitje për luftë.

Raketat u lëshuan në orën 5 të mëngjesit sipas kohës lokale. Ato fluturuan 250 kilometra dhe arritën një lartësi prej 30 kilometrash para se të binin në Detin e Japonisë, i njohur ndryshe edhe si Deti Lindor.

Ministri i mbrojtjes i Koresë Jugore, Jeong Kyeong-doo, tha se këto raketa ishin të një modeli tjetër në krahasim me raketat e lëshuara në të kaluarën. Ndërkohë kryeministri japonez, Shino Abe, tha se raketat nuk e kanë rrezikuar sigurinë e vendit të tij, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...