Koreja Veriore – SHBA-së: Jemi në prag të luftës bërthamore

PUBLIKUAR

Retorika tejet luftëdashëse e presidentit Donald Trump e ka çuar Amerikën dhe Korenë Veriore buzë një lufte bërthamore, sipas ministrit të Jashtëm të Koresë Veriore.

“Duke bërë deklarata të çmendura dhe luftëdashëse drejtuar Koresë Veriore në Kombet e Bashkuara, Trump, e ka ndezur fitilin e luftës kundër nesh”, ka thënë ministri i Jashtëm i Veriut, Ri Yong Ho, për agjencinë shtetërore të lajmeve, TASS, përcjell Express.

“Rezultatin final duhet ta zgjidhim vetëm me breshëri plumbash, jo fjalë”, ka thënë ai.

Gjatë një fjalimi në OKB muaj më parë, Trump e tall me diktatorin Kim Jong un, duke e quajtur “Njeriu Raketë” dhe duke e paralajmëruar se SHBA-ja mund të detyrohet ta shkatërrojë krejtësisht vendin e izoluar.

E kërcënimet e Ri vijnë një ditë pasi dy bombardues amerikanë kryen manovra për herë të parë mbi Gadishullin Korean së bashku me aeroplanët luftarakë të Koresë Jugore.

Trump vazhdimisht ka sugjeruar se veprimet ushtarake janë zgjidhja e vetme ndaj programit raketor dhe bërthamor të Koresë Veriore. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...