Koreja Veriore: Në gadishullin korean do të ndodhë një shpërthim ekstrem faji i SHBA-së

PUBLIKUAR

Koreja Veriore e ka akuzuar sot SHBA-së se është duke u bërë shkas që në gadishullin korean të ndodhë një shpërthim i një niveli ekstrem.

Ambasadori i Koresë Veriore në OKB në Gjenevë, Han Tae Song, nuk iu ka referuar në mënyrë eksplicite testimit të raketës balistike nga vendi i tij, e cila fluturoi mbi Japoni dhe ra në det sot gjatë ditës, transmeton Express.

“Tani që SHBA-ja ka deklaruar edhe hapur qëllimin e saj armiqësore karshi Koresë Veriore, duke kryer stërvitje agresigve ushtarake përkundër paralajmërimeve të vazhdueshme.. vendi im ka çdo arsyeje të kundërpërgjigjet me kundër masa të ashpra duke ushtruar të drejtën për vetëmbrojtje,” ka thënë Han në Konferencën e OKB-së për Carmatim.

“SHBA-ja duhet të plotësisht përgjegjëse për pasojat katastrofale që do t’i shkaktojë,” ka shtuar ai.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...