Koreja Veriore kërcënon se do ta shkatërrojë aleatin e SHBA-së

PUBLIKUAR

Koreja Veriore ka kërcënuar sot se Australia do të përballet me fatkeqësi nëse nuk e braktis aleancën me Shtetet e Bashkuara. Por, kombi ishullor ka thënë se nuk do të frikësohet nga kërcënimet e tilla dhe se do të vazhdojë të bëjë gjithçka për t’i mbrojtur dhe ndihmuar aleatët e vet.

“Nëse Australia vazhdon t’i ndjekë hapat e SHBA-së në vënien e presionit ushtarak, ekonomik dhe diplomatik ndaj Koresë Veriore, përkundër paralajmërimeve tona të vazhdueshme, atëherë ajo nuk do të jetë në gjendje ta shmangë fatkeqësinë”, ka paralajmëruar dje një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Koresë Veriore, raporton agjencia shtetërore e Veriut, KCNA, përcjell Express.

Duke theksuar se Koreja Veriore e cilëson si akt armiqësore angazhimin e Australisë me Uashingtonin kundër Koresë Veriore, zëdhënësi i kësaj ministrie e ka akuzuar Australinë se me zell i është bashkuar provokimeve politike dhe ushtarake të SHBA-së.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...