Koreja Veriore po përpiqet maksimalisht që ta shpëtojë Samitin historik të muajit të ardhshëm me SHBA’të, derisa Kim Jong-Un dërgon njeriun e tij të besueshëm në Washington për bisedime emergjente.
Lideri despotik i Koresë së Veriut ka urdhëruar Kim Yong-chol, një zyrtar të lartë të shtetit, që të udhëtojë në SHBA, transmeton gazetametro.net
SHBA’ja dhe Koreja Jugore më parë kishin futur në listën e zezë Kim Yong Chol’in për mbështetjen e programeve raketore dhe bërthamore më 2010 dhe 2016, respektivisht.
Dhe gjatë kohës së tij si zyrtar i lartë i inteligjencës, Kim u akuzua nga Koreja Jugore që ka përgatitur sulme fatale në një anije ushtarake koreano jugore dhe në një ishull më 2010, dhe ishte i lidhur me sulme kibernetike në ‘Sony Pictures’ më 2014 nga inteligjenca amerikane.
Për shkak të sanksioneve ndaj tij, Kim Yong Chol e ka të ndaluar të vizitojë SHBA’në. Çdo vizitë në SHBA do të tregonte se udhëtimi i është lejuar.


