Koreja Veriore nuk i është përgjigjur kërkesave të diplomatëve të lartë gjatë këtij muaji, përfshirë edhe të ministrit të Jashtëm të Kinës, për t’u takuar me homologët koreano-veriorë.
Kjo për shkak të tensioneve në rritje me SHBA-në, raporton Bloomberg, përcjell Express.
Kina është aleati më i madh i Koresë Veriore, por e cila s’e përkrah programin bërthamor të Veriut.
Duke cituar burime të paidentifikuara, Bloomberg shkruan se i dërguari special i Kinës për çështje bërthamore të Koresë Veriore, ishte zyrtari tjetër i lartë kërkesave të të cilit për takim nuk u është përgjigjur Veriu./Express/


