Koreja Veriore e teston një raketë balistike, të parën qëkur Trump mori detyrën e presidentit

PUBLIKUAR

Koreja Veriore e ka testuar sot një raketë balistike, të parën prej se Trump e mori detyrën e presidentit.

Ndërkohë, Trump e ka siguruar presidentin e Japonisë, Shinzo Abe se “Amerika i qëndron pranë Japonisë, aleatët të vet të madh, 100%”, transmeton Express.

Raketa është shkrepur në drejtim të Detit të Japonisë nga rreth 500 kilometra, sipas zyrtarëve të Koresë Jugore.

E Abe e ka quajtur testimit veprim absolutisht të pa tolerueshëm.

Zyrtarët japonezë thonë se raketa nuk ka mbërritur deri në ujërat japoneze.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media gjatë një vizite në SHBA, Abe shtoi se Trump po ashtu e ka siguruar atë se ai është i përkushtuar për ta forcuar edhe më tej aleancën mes dy vendeve.

Koreja e Veriut i ka testuar një numër të madh raketash vetëm vitin e kaluar, të cilat vazhdojnë ta alarmojnë dhe zemërojnë rajonin./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...