Koreja Jugore synon të jetë ndërmjetësuese mes Trumpit dhe Kimit

PUBLIKUAR

Koreja Jugore ka njoftuar të enjten se synon të ketë rol ndërmjetësues në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Veriore, pasi Phenjani ka kërcënuar se do të largohet nga samiti i planifikuar në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit verikorean, Kim Jong Un më 12 qershor në Singapor.

Koreja Veriore ka thënë të mërkurën se mund të tërhiqet nga samiti nëse Uashingtoni vazhdon të kërkojë që në mënyrë të njëanshme braktisjen e arsenalit bërthamor.

Një zyrtar i lartë jug-korean ka thënë se ose Qeveria ose presidenti Moon Jae-in kanë qëllim që të kenë “rolin e ndërmjetësuesit” në mes të dy vendeve.

Trump do të mirëpresë presidentin jug-korean, Moon Jae-in më 22 maj në Shtëpinë e Bardhë dhe të dy pritet të diskutojnë samitin SHBA-Kore Veriore. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...