Raketa ndërkontinentale e lëshuar gjatë natës, i tregoi botës se Koreja e Veriut ka tashmë kapacitetin teorik për të goditur shtetet amerikane, e madje edhe kryeqytetin Uashington.
Sipas të dhënave të para të publikuara nga Seuli e konfirmuara nga Pentagoni, raketa kishte një trajektore tepër të lartë, arriti shpejtësinë maksimale të 4 500 km dhe më pas fluturoi për 53 minuta duke përshkuar 960 km para se të binte në detin e Japonisë.
Por sipas llogarive, mund të kishte fluturuar për 13 mijë kilometra. Televizioni i Penianit njoftoi gjatë një transmetimi special se ishte lëshuar një raketë e re e llojit Hëasong 15 në praninë e udhëheqësit Kim Jon Un. Prezantuesja e veshur me roze, tha me entuziazëm se Republika Popullore Demokratike e Koresë së Veriut ishte tashmë një shtet bërthamor.


