Koreja e Veriut nis çmontimin e stacionit të raketave

PUBLIKUAR

Koreja e Veriut duket se ka nisur çmontimin e pjesëve të stacionit të lëshimit të raketave në veriperëndim të vendit.

Imazhet satelitore të stacionit Sohae u panë nga baza amerikane e grupit 38 Veri dhe mendojnë se Peniani po mban premtimin që i dha SHBA-ve në qershor.

Presidenti Donald Trump tha se lideri koreanoverior Kim Jong-un është zotuar të shkatërrojë një motor të vendit të testimeve, por nuk specifikoi se cilin prej tyre.

Peniani ka pohuar se Sohae është një vend i nisjes së satelitit.

Por zyrtarët amerikanë dyshojnë se ajo është përdorur për të testuar raketat balistike, përcjell oranews.tv.

Gjatë një takimi historik mes presidentit Donald Trump dhe Kim Jong-un në Singapor muajin e shkuar, të dy liderët firmosën marrëveshjen për të punuar së bashku për denuklearizimin e plotë të gadishullit korean.

Por marrëveshja u kritikua për mungesë të detajeve apo për faktin se nuk dihet se si Peniani do të heqë dorë nga armët bërthamore.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...