Koordinatori i Samitit të Londrës: E ardhmja e Ballkanit në BE, veç luftojeni këtë gjë

PUBLIKUAR

Në Samitin e Londrës, që do të mbahet në korrik të këtij viti, do të takohen gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor

Koordinatori i këtij Samiti, Andrew Page, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka deklaruar se e ardhmja e vendeve të Ballkanit është në BE, por sundimi i rendit dhe i ligjit është një fushë shumë me rëndësi për të ecur drejt këtij qëllimi.

Gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në korrik të këtij viti do të takohen në Samitin e Londrës, i cili është i pesti me radhë dhe do të udhëhiqet nga kryeministrja britanike, Theresa May. Koordinatori i këtij Samiti, Andrew Page, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka deklaruar se sivjet do të përqendrohen në financimin e projekteve infrastrukturore dhe në ndarjen e fondeve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu, sipas tij, do të diskutohet se si mund të ndihmohen këto vende në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në mënyrë që të përmirësohet perceptimi i investitorëve për ta sjellë kapitalin privat.

Ai ka pranuar se e ardhmja e vendeve të Ballkanit është në Bashkimin Evropian, por sundimi i rendit dhe i ligjit është një fushë shumë me rëndësi për të ecur drejt këtij qëllimi.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...