Kontradikta mes Amerikës e Kinës për Korenë e Veriut

PUBLIKUAR

Kina përgënjeshtroi sot akuzat se ka braktisur iniciativën e saj për të ulur tensionet mbi çështjen bërthamore të Koresë së Veriut, duke kundërshtuar fjalime të dykuptimshme të presidentit amerikan, Donald Trump.

Pekini përpiqet prej shumë muajsh të arrijë një moratorium të dyfishtë, ndalimin e testeve balistike dhe bërthamore të Phenianit, si dhe ndalimin e manovrave ushtarake amerikano-koreanojugore në brigjet e Gadishullit Korean.

Donald Trump kishte lënë të kuptohej të mërkurën se presidenti kinez Xi Jinping, të cilin e kishte takuar javën e kaluar në Pekin gjatë një turi në Azi, kishte braktisur këtë plan.

“Presidenti Xi pranon se një Kore e Veriut që posedon armën bërthamore është një kërcënim për Kinën dhe ne kemi rënë dakord që nuk do të pranojmë më një të ashtuquajtur moratorium i dyfishtë si ato që kanë dështuar vazhdimisht në të kaluarën”, kishte deklaruar presidenti amerikan.

Por, zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Geng Shuang njoftoi sot se “pozicioni i Pekinit mbi këtë çështje mbetet i pandryshuar dhe i qartë”.

“Ne mendojmë se në situatën aktuale, iniciativa e një moratoriumi të dyfishtë është ideja me realiste, me e realizueshme, më e drejtë dhe më legjitime”, theksoi Geng gjatë një konference për shtyp, përcjell Atsh.

“Kjo do të mundësonte krijimin e mundësive dhe kushteve për të riamrrë bashkëbisedimet për paqe”, vazhdoi zëdhënësi.

Kina do të dërgojë të premten në Korenë e Veriut një përfaqësues special të presidentit kinez Xi Jinping.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...