Konsumuesit e çokollatës së zezë janë më pak të prirë të vuajnë nga depresioni

PUBLIKUAR

Sipas një studimi të ri, personat që hanë çokollatë të zezë janë më pak të prirë të vuajnë nga depresioni.

Konsumimi i çokollatës së zezë mund të ndikojë pozitivisht në disponim dhe t’i largojë simptomat depresive, transmeton Telegrafi.

Studimi, i cili është publikuar në “Depression and Anxiety”, është i pari i llojit të vet që ka ekzaminuar lidhjen mes depresionit dhe llojit të çokollatës së konsumuar.

Shkencëtarët i kanë marrë parasysh edhe faktorët tjerë, duke përfshirë gjatësinë, peshën, statusin martesor, etninë, të ardhurat, aktivitetin fizik, edukimin, pirjen e duhanit dhe problemet kronike shëndetësore për t’u siguruar që studimi e matë vetëm efektin e çokollatës në simptomat depresive.

Pas eksperimenteve të ndryshme, ekspertët kanë zbuluar se individët që kishin ngrënë çokollatë të zezë në dy periudha 24-orëshe kishin pasur 70% shanse më të vogla të raportojnë për simptoma depresive. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...