Konsumuesit e çajit janë më kreativë dhe kanë imagjinatë më të pasur

PUBLIKUAR

Nëse ju pëlqen të konsumoni shumë çaj, atëherë shanset janë të mëdha se keni një imagjinatë më të pasur dhe jeni më kreativë sesa personat të cilët e shmangin këtë pije, thonë psikologët nga Bejingu.

Ekipi i psikologëve ka publikuar studimin në revistën ‘Food Quality and Preference’, ndërsa studimi ka përfshirë 50 studentë në vitet e tyre të 20’ta, transmeton Telegrafi.

Gjysma e studentëve pjesëmarrës kishin konsumuar çaj të zi çdo ditë, ndërsa tjerët kishin konsumuar ujë.

Psikologët i kishin analizuar aftësitë e tyre njohëse dhe kreative përmes testeve të ndryshme.

Në testin e parë, studentët është dashur ta krijojnë një ndërtesë me blloqe të formave dhe madhësive të ndryshme, ndërsa në testin e dytë është dashur ta gjejnë një emër kreativ për ndonjë restorant.

Rezultatet e tyre pastaj ishin analizuar nga ekspertët të cilët nuk kishin marrë pjesë në hulumtim.

Sipas tyre, studentët të cilët kishin konsumuar çaj në baza të rregullta ditore vazhdimisht kishin pasur nota më të larta për kreativitet në të dy testet.

Sipas rezultateve të studimit, konsumimi i çajit para detyrave komplekse i rritë aftësitë njohëse te njerëzit. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se ata që pinë çaj ‘bëhen’ më kreativë. Çaji përmban substanca të cilat e relaksojnë trurin, dhe kur njerëzit janë të relaksuar janë më të prirë t’i shfrytëzojnë kapacitet e tyre.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...