Konsumimi i tyre ruan organizmin

PUBLIKUAR

Boronicën mund ta gjeni gjatë gjithë vitit, ajo është e pasur me vlera ushqimore

Frutat e malit si manaferra, mjedra dhe luleshtrydhja janë ndër kënaqësitë më të mëdha, pasi pjesa më e madhe e tyre rriten në gjendje të egër. Këto fruta duhet të bëhen pjesë e ushqimit tuaj sepse janë të mbushura me minerale, me vitamina dhe me fibra. Ato janë të pasura më antioksidues, që mbrojnë qelizat nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira, transmeton Gazeta “Zëri”.

Për më tepër, ato kanë pak kalori dhe janë alternativë perfekte për njerëzit që duan të mbajnë peshën nën kontroll. Boronica ia ka dalë të jetë në krye të të gjitha listave të ushqimeve më të shëndetshme për trupin e njeriut. Kjo për arsye së boronica është jashtëzakonisht e pasur me antioksidues.

Boronicën mund ta gjeni gjatë gjithë vitit, ajo është e pasur me vlera ushqimore. Manaferra i ngjan mjedrës, por është më e madhe dhe ka një shije më të veçantë në krahasim me të. Të ëmblat janë shumë të mira për shëndetin se kanë përmbajtje të lartë kalciumi, vitaminë C dhe kalium. Mjedra është një frutë mjaft delikate dhe aspak jetëgjatë, ndaj këshillohet ta konsumoni shpejt. Ajo është e pasur me kalcium, magnez dhe vitaminë C. Luleshtrydhja është një frutë mjaft e shijshme dhe mund ta gjeni gjatë gjithë vitit. Ajo është e pasur me vitaminë C gjithashtu./ZËRI

 

Image

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...