Konjufca thotë se Astrit Dehari u vra për shkak të mungesës së shtetit

PUBLIKUAR

Kryetari i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, ka thënë se Astrit Deharin e ka vrarë mungesa e shtetit duke e fajësuar pushtetin për vdekjen e tij.

Ai duke folur në seancën e Kuvendit për rastin Dehari ka thënë se PDK dhe LDK kanë kidnapuar Kuvendin.

“Nuk kam besuat se do të vije një ditë kur kidnapohen edhe seancat e Kuvendit. Kjo seance u kidnapua nga PDK-LDK, sepse dy herë u tentua nga VV, por shteti përdori të gjitha metodat për të mos u mbajtur seanca e thirrur nga ne. Dhe kjo po bëhet për të shmangur kërkesat e peticionit të nënshkruar nga qytetarët sepse aty nuk kërkohej vetëm debat por edhe adresim të përgjegjësisë siç është dorëheqja e ministres Hoxha dhe ministrit Hyseni”, ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë se për këtë rast dhimbja dhe mërzia dal ngadalë po ja lëshon vendin revoltës.

“Astritin nuk e ka vra shteti por e ka vra mungesa e shtetit, pra e ka vra pushteti, sepse ky pushtet më nuk ka lënë shtet pasi ka uzurpuar të gjitha institucionet të cilat do duhej të funksionin në shërbim të shtetit”, ka thënë ai, gjatë seancës që është duke u mbajtur për rastin e Astrit Deharit./lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të ketë njoftim...

Haradinaj uron Turqinë për Ditën e Fitores, vlerëson mbështetjen ndaj Kosovës

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Republikën e Turqisë me rastin e Ditës...

Të paluara në veturë, Dogana zbulon 54 mijë euro të padeklaruara në kufi

Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të padeklaruara...