Konjufca takohet me kongresistin Torres, flasin për bashkëpunimin Kosovë – SHBA

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, është takuar me kongresistin amerikan, Ritchie Torres, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin e ngushtë mes Kosovës dhe SHBA-së, zhvillimet politike në Kosovë dhe mbështetjen amerikane për proceset euroatlantike të Republikës së Kosovës.

“Përherë kënaqësi ta takoj Kongresistin dhe mikun e madh të Kosovës e shqiptarëve, z.Ritchie Torres. Gjatë takimit të ngrohtë diskutuam për bashkëpunimin e ngushtë Kosovë – SHBA, zhvillimet politike në shtetin tonë dhe mbështetjen amerikane për proceset euroatlantike të Republikës së Kosovës”, ka shkruau Konjufca në një postim në Facebook.

“Siç ka thënë dhe z.Torres, SHBA-ja nuk ka mik më të mirë se Kosovën dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në.  Jam thellësisht mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Kongresistit Torres ndaj Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e tij në forcimin e miqësisë dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shtoi kryekuvendari.

“Thank You Ritchie!”, përfundoi Konjufca.

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...