​Konjufca bën homazhe në Sllovi të Lipjanit

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në shenjë nderimi për dëshmorët dhe martirët e fshatit Sllovi të Komunës së Lipjanit, bëri sot homazhe pranë lapidarit të të rënëve të këtij fshati.

Në njoftimin e Kuvendit, thuhet se gjatë bashkëbisedimit me banorë, u kujtuan ngjarjet e ndodhura në fshatin Sllovi dhe krimet serbe të kryera në atë kohë

Kryetari Konjufca tha se sakrifica e dëshmorëve dhe martirëve tanë ka pasur kuptim për gjeneratat e reja, duke e gëzuar lirinë e sotme.

“Dënimin e krimeve serbe i pari i Kuvendit e konsideroi proces të vështirë, por u tregua optimist se do të ndëshkohet gjenocidi i Serbisë në tërë Kosovën. Rikujtojmë se më 15 e 16 prill 1999, në fshatin Sllovi të Lipjanit, forcat pushtuese të Serbisë vranë dhe masakruan 45 civilë të pafajshëm shqiptarë dhe plagosën shumë të tjerë”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...