Konfiskohet substancë narkotike në vlerë 200 mijë euro, arrestohen gjashtë persona

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar gjashtë persona dhe ka konfiskuar substancë narkotike në vlerë 200 mijë euro, në dy raste të ndara në Prizren dhe në Gjilan.

Siç thuhet në njoftimin e policisë, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, teksa aksioni për kapjen e tyre është zhvilluar të mërkurën.

Tutje në njoftim thuhet se vlera e kësaj substance narkotike sipas tregut dyshohet të jetë mbi 200 mijë euro.

Njoftimi i plotë:

Rasti 1.

Me datën 05.06.2024 rreth orës 22:40, patrulla e autostradës në Prizren, drejtimi i Vërmicës, ka ndaluar dy vetura me targa vendore në të cilat vetura ishin katër të dyshuarit R. V. m/k (viti i lindjes 2002), E. D. m/k (viti i lindjes 1997), P. S. m/k (viti i lindjes 2002) dhe D. T. m/k (viti i lindjes 2001).

Gjatë kontrollit të personave, janë hasur substanca të ndryshme narkotike, me ç’rast personat e dyshuar janë arrestuar në vendngjarje, ndërsa si provë materiale nga DHTN janë konfiskuar:

 substancë narkotike e dyshuar për ekstazi, me peshë të përgjithshme 3 kg e 367 gramë;

 substancë narkotike e dyshuar për kokainë me peshë të përgjithshme 695.98 gr.,

 substancë narkotike e dyshuar e llojit Crack me peshë të përgjithshme 367.93 gr.,

 substancë narkotike LSD, 154 paketime;

 substancë narkotike Kanabis Sativa në formë çokolate me peshë 5.9 gr.,

 njëqind e tridhjetë e tetë (138) qese plastike të zbrazëta,

 të holla (para) në vlerë shtatë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e tetë (7788.85) euro,

 shtatë (7) telefona mobilë,

 dy vetura të markës VË-Golf”.

Vlera e kësaj substance narkotike sipas tregut dyshohet të jetë mbi dyqind mijë (200.000) euro.

Në konsultim me prokurorin e shtetit është kryer bastisje në disa lokacione, ndërsa nga prokurori i shtetit është lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë të katër personave të dyshuar.

Rasti 2.

Me datën 05.06.2024 rreth orës 14:30, gjatë implementimit të planit ‘Rrethi’ nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në qytetin e Gjilanit, nën dyshimin për shitblerje të lëndëve narkotike, janë lokalizuar dhe janë arrestuar personat e dyshuar A. S. m/k dhe B. D. m/k të cilët ishin në një veturë me targa vendore.

Profesionalizëm / Integritet / Llogaridhënie

Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë konfiskuar:

 substancë narkotike e dyshuar për heroinë në peshë 537.8 gr. dhe vlerë rreth 8000 euro,

 substancë narkotike e dyshuar si marihuanë në peshë të përgjithshme 3. 36 gr.,

 dy telefona celularë, si dhe një veturë.

Lidhur me rastin, në koordinim me Prokurorinë Themelore, është kryer bastisje në disa lokacione, kurse me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Kundër Trafikimit me Narkotikë, thekson se mbetet e përkushtuar në luftimin e shitblerjes së narkotikëve.

SHIKO MË SHUMË

Vdes babai i presidentit Hashim Thaçi

Derisa po trajtohej në QKUK ka vdekur Haxhi Thaçi, babai i presidentit Hashim Thaçi,...

Osmani: Marsi në Kosovë, kujtesë e përhershme e sakrificës së popullit tonë për liri

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas ceremonisë së Rreshtimit të Kuadrateve të FSK-së, me...

Ky është adresimi i Tërnavës për besimtarët me rastin e fillimit të Ramazanit

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava i drejtohet opinionit publik dhe...