Dogana konfiskon mbi 13 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

PUBLIKUAR

Dogana e Kosovës ka zbuluar mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej 13.353,98 eurosh në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit.

Rasti ka ndodhur më 3 tetor, kur zyrtarët e Sektorit Antikontrabandë për kontroll kanë përzgjedhur një automjet “Shkoda Superb” me targa të Maqedonisë së Veriut, i drejtuar nga një shtetas i këtij vendi.

Sipas Doganës, kur është pyetur nëse kishte diçka për të deklaruar, drejtuesi i automjetit ka deklaruar se nuk kishte asgjë. Megjithatë, gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, zyrtarët kanë gjetur 11.980 euro dhe 84.500 denarë maqedonas, të cilat ishin të fshehura.

Pas konvertimit në euro, vlera totale e mjeteve monetare të padeklaruara arrin në 13.353,98 euro. Paratë janë konfiskuar nga autoritetet doganore.

Dogana e Kosovës ka rikujtuar se çdo person që hyn ose del nga Kosova dhe bart mjete monetare në vlerë prej 10 mijë eurosh ose më shumë, apo kundërvlerën në valuta të tjera, është i obliguar t’i deklarojë ato pranë Doganës. /IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Hamza: Kuvendi e ka kryer punën e vet me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës e ka përmbushur...

“Kena shumë punë përpara”, Kurti pas ceremonisë: Kemi Presidente të re, lajmi më i gëzuar

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re, Justina...

Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës, deklarohet Prokuroria: Një person është arrestuar, 3 ndodhen në arrati

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin...