Konfiskohen mbi 83 kilogramë marihuanë dhe arrestohet tre persona të dyshuar

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, me datën 28 tetor 2016, pas hetimeve disa mujore ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar për veprën penale ‘blerje, posedim, shitje ose shpërndarja e  paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose  analoge’.

Operacioni policor është realizuar në komunën e Deçanit, konkretisht në fshatin Rastavicë, ku pas kontrollit të ushtruar nga njësitet relevante policore është gjetur sasi e konsiderueshme e narkotikëve e llojit marihuanë .

Personat e arrestuar në këtë rast është:

  • U. K.  lindur me 1971   M/SH/K
  • E. K.   lindur me 1997   M/SH/K
  • E. A.   lindur me 1997   M/SH/K

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokacionin e cekur në një hapësirë fushore si dhe në veturën e njërit nga të dyshuarit, zyrtarët policor kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej rreth 83 kg e 550 gr. substancë narkotike e llojit marihuanë.

 

Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar ;

  • Tri vetura të markave të ndryshme (një me targa të Shqipërisë dhe dy me targa të RKS-së), si dhe
  • Pesë telefona celular.

Vlen të potencohet si ky operacion policor është mbështetur edhe nga njësitet tjera relevante policore të njësiteve të reagimit të shpejtë, njësiteve patrulluese dhe forenzikes nga rajoni i Pejës.

Me vendim të prokurorit kompetent të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit pre 48 orëve.

Bashkangjitur keni edhe disa fotografi të dëshmive të sekuestruara nga njësitet policore.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...