Konfirmohet lëndimi, Icardi do të mungojë një muaj

PUBLIKUAR

Në pritje të debutimit të Lionel Messit, te PSG marrin lajme jo të mira nga infermieria.

Mësohet se sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi, do të mungojë nga tri deri katër javë për shkak të dëmtimit në shpatull në sfidën e fundit kundër Brestit.

Sipas buletinit mjekësor të klubit parizien, Icardi ka probleme nga klavikulën e shpatullës së djathtë, kështu që nuk mund të jetë në dispozicion të Tuchelit për gati një muaj.

Pauza e kampionateve për shkak të ndeshjeve eliminatore të Botërorit vjen në momentin e duhur për Icardin, që do të humbasë ndeshjen me Reims për javën e katërt, më 29 gusht, takimin e shtëpisë me Clermont më 12 shtator dhe me shumë mundësi edhe takimin e javës së gjashtë kundër Lyonit, më 19 shtator.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...