Komunikimet diplomatike të BE-së “shënjestrohen nga hakerët”

PUBLIKUAR

Disa hakerë kanë shënjestruar me sukses komunikimet diplomatike të Bashkimit Evropian disa vjet me radhë, ka raportuar The New York Times.

Në mijëra mesazhet e prekura janë përmendur një varg çështjesh e personash, duke përfshirë edhe presidentin amerikan, Donald Trump.

Ky rast është raportuar të jetë zbuluar nga kompania për siguri kibernetike Area 1.
Megjithatë zyrtarët evropianë kanë thënë se informacioni i klasifikuar si konfidencial nuk është prekur nga hakimi trevjeçar.

Një ekspert i ka thënë New York Times se metodat e përdorura nga hakerët kanë qenë të njëjta me ato që janë përdorur më parë nga ushtria kineze.

“Pas gati një dekade eksperiencë në luftimin e operacioneve kibernetike kineze, nuk ka asnjë dyshim se fushata është e lidhur me Qeverinë kineze”, ka thënë ai.

Sipas raporteve, pjesë e hakimit kanë qenë edhe disa institucione tjera, duke përfshirë Kombet e Bashkuara./rel

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...