Komunikatë nga AAK-Lipjan, “Tërhiqemi nga pozicionet tona të deritanishme në këtë ekzekutiv”

PUBLIKUAR

AAK-ja në Lipjan përmes një komunikate thotë se pas situatës së krijuar me rastin e pushimit të aktivitetit politik në AAK të dy drejtorëve Ilir Tasholli dhe Avni Olluri, dhe pas konsultave të vazhdueshme me strukturat e saja, AAK në Lipjan ndermori këto hapa:

Kryesia e Degës së AAK-së në Lipjan dërgoi kërkesë me shkrim te Kryetari i Komunes z. Imri Ahmeti për shkarkimin e dy drejtorëve të lartëcekur, meqenëse ata nuk përfaqësojnë më AAK-në në këto pozita të cilat i kanë fituar falë besimit që ua ka dhënë AAK -ja, thuhet më tej.

Kërkesa nuk është pranuar si e tillë, pra nuk është pranuar të shkarkohen dy drejtorët edhe pse këto drejtori me marrëveshjen e koalicionit AAK-LDK-LDD të vitit 2013 i kanë takuar AAK-së.

Si rrjedhojë e kësaj, Kryesia e Degës së AAK-së në Lipjan njëzëri në mënyrë unanime mori vendim:

“Meqenëse LDK nuk përfill marrëveshjen e lidhur të koalicionit për bashkëqeverisje lokale të vitit 2013 dhe shkelë në mënyrë substanciale detyrimet e saj karshi partnerëve qeverisës në ekzekutivin e Lipjanit, konsiderojmë se nuk është e mundur vazhdimi i këtij bashkëpunimi. Si rezultat i këtyre veprimeve tërhiqemi nga pozicionet tona të deritanishme në këtë ekzekutiv”, thuhet në komunikatë./LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...