Komunikacioni sot në Maqedoni, Evzoni vazhdon të mbetet i bllokuar

PUBLIKUAR

Megjithë premtimet e ambasadorit Zhbogar se situata do të merr zgjidhje, vendkalimi kufitar Evzoni në kufirin Maqedoni-Greqi vazhdon të mbetet i mbyllur për shkak të grevës së bujqve grek, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tani për tani, kufiri në Mexhitli, Manastir dhe ai i Dojranit janë të hapur për komunikacion për çdo lloj automjeti motorik, edhe pse u paralajmërua dje se edhe Dojrani do të mbyllet sot.

Përndryshe, komunikacioni në vend zhvillohet në rrugë të thata. Lidhja Auto-Moto porositë shoferët të jenë të kujdesshëm, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes, të respektojnë sinjalistikën dhe të kenë kujdes në gryka malore, ku mund të ketë rrokullisje gurësh.

Drejtimi rrugor Shkup – Brodi Maqedonas, përmes Jasenit, është i kufizuar, ndërkaq rruga Prilep-Manastir-Resnjë është ridrejtuar përmes qarkores në Manastir

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...